Kuka pas medaljes së dytë të Shqipërisë në Olimpiadë: Shekulli i popullit shqiptar

11 gusht 2024 | 13:57

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, është shprehur tejet i lumtur pasi Shqipëria arriti ta fitojë medaljen e dytë olimpike, në Lojërat “Paris 2024”, në sportin e mundjes.

Kuka ka thënë se ky është “shekulli i popullit shqiptar”.

“Gëzuar e urime”, ka thënë ai.

Kosova në tri paraqitje e saj në olimpiada është treguar tejet e suksesshme duke arritur të fitojë tri të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë, pra gjithsejt pesë.

Shqipëria deri ditën e djeshme s’e kishte asnjë medalje.

Kjo statistike negative mori fund kur Chermen Valiev, e fitoi të bronztën.

Derisa sot, Islam Dudaev, triumfoi në garën për të bronztën deri në 65 kilogramë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pritjet për të dalë nga pika kufitare në Merdarë po…