VITI 1981 DHE SEPARATIZMI E IRREDENTIZMI SHQIPTAR
Ismet Sylejmani
VITI 1981 DHE SEPARATIZMI E IRREDENTIZMI SHQIPTAR
Ajo teori dhe praktikë, ai vullkan i madh antishqiptar që derdhej me temperatura të larta dhe ziente e gjëmonte pandërprerë kundër bijave e bijëve më të mirë të popullit, Atdheut e Kombit tonë, që luftonin me heroizëm të pashembullt, kundër një sistemi të tërë, atij të Jugosllavisë titistë dhe kundër Serbisë së carëve e krajlëve antishqiptar, ishte shumë i përfshirë edhe kontigjenti i madh i tradhëtarëve dhe sherbëtorëve shqiptar, të të gjitha moshave dhe po thuaj në të gjitha nivelet e aparatit shtetëror shtypës e shfrytëzues antishqiptar, ata ishin prezent!
Televizionet dhe radiot qendrore e lokale të qyteteve kryesore të Kosovës, pastaj gazetat ditore si “Rilindja” dhe të tjera, ditore, javore e mujore të të rriturve por edhe revistat e të vegjëlve në Kosovë, ishin të mbushura plot me separatuzëm e iridentizëm pas vitit 1981, dhe gjëmonin nga propaganda jugosllavo-serbe kundër separatistëve dhe irredentistëve shqiptar e kundër Nanë Shqipërisë!
Kryeredaktorët, redaktorët, drejtorët, gjyqtarët, prokurorët, porotët, gazetarët, spikerët e tv-ve dhe të radiove, por edhe shumë profesor ndryshëm të Univeristetit të Prishtinës e shkollave të niveleve të ndryshme, të larta e të mesme, ishin vënë me mish e me shpirtë, me tërë potencialin e tyre në shërbim të aparatit të propagandës jugosllavo-serbe kundër luftës për liri, çlirim e pavarësi të Kosovës që zhvillonin Grupe e Organizata të ndryshme ilegale liridashëse , në mesin e të cilave Lëvizja Popullore e Kosovës -LPK ishte më e forta dhe më masivja!
As pas shembjes së Jugosllavisë titiste në mënyrë të përgjakshme ashtu sikur e dijmë të gjithë se si ndodhi, dhe as pas largimit të Serbisë pushtuese dhe kapitullimit të sajë në luftën e armatosur kundër Kosovës, ai kontigjent i madh shqiptarësh, shërbëtor e torturues besnik, të mëdhenj e të vegjël, të vijës projugosllave dhe proserbe në Kosovë e vise, kurrë as bashkarisht e as individualisht nuk u penduan dhe nuk kërkuan falje ndaj askujt, për gjithëçka që kishin bërë!…
Pas luftës së armatosur çlirimtare të UÇK-së, nuk u krijua një gjykatë ku të denontë të gjithë ata që kishin bërë atë që nuk i duhej bërë lëvizjes politiko-patriotike ilegale atdhetare, e as udhëheqësve e anëtarëve të saj, por as familjeve e farefist të tyre!
Përfaqesuesit politiko-ushtarak të Kosovës së lirë e të pavarur të pas përfundimit të luftës së UÇK-së, nuk e inicuan krijimin e këtij gjyqi, ku do të duhej qe edhe simbolikisht të lidheshin për shtylle të turpit, secili që ka bërë kontributin e tij në shërbim të sistemit gjakatar jugosllavo-serb e në dëm të luftës për liri, çlirim e pavarësi nga rregjimi gjakatar i jugosllavisë titiste dhe Serbisë qetnike!
Nuk u denua askush nga ajo armatë e tërë që villnin vrerë e helme, kundër separatistëve dhe irredentistëve shqiptar në Kosovë pas vitit 1981!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 23 Gusht 2024!




