Mbahet takimi ndërinstitucional për trajtimin dhe parandalimin e rasteve të dhunës në familje

04 shtator 2024 | 12:47

Në kuadër të aktiviteteve për parandalimin e rasteve të dhunës në familje, rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për raportimin e rasteve të dhunës në familje, Divizioni i Policimit në Bashkësi – Drejtoria e Dhunës në Familje, në bashkëpunim me DRP Mitrovicë Veri dhe përkrahje të KK Mitrovicë Veri, ka mbajtur takim me zyrtarë komunal, qendrën për punë sociale, përfaqësues nga OSBE-ja dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme jo qeveritare.

Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi ndërmjet institucioneve me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, zhvillimin e kampanjave për vetëdijesimin e qytetarëve për raportimin e rasteve të dhunës në familje si dhe përmirësimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve në ofrimin e shërbimeve për viktimat si dhe të drejtat ligjore për shërbimet pa pagesë që ju takojnë viktimave të dhunës në familje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar të mërkurën me zëvendëskryeministrin…