Rodrygo mungon në ‘El Clasico’

23 tetor 2024 | 13:13

Skuadra e Real Madridit gjatë fundjavës do të luajë ndaj Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për La Liga.

Rodrygo, sulmuesi i Kombëtares së Brazilit, do të mungojë në këtë takim mjaft të rëndësishëm e të shumëpritur nga të gjithë. Kjo për shkak se sulmuesi brazilian u lëndua mbrëmë gjatë ndeshjes ndaj Borussia Dortmundit, në Ligën e Kampionëve. Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet të shtunën në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viktima e një aksidenti të trafikut është rikuperuar dhe zgjuar…