Flick: Ndaj Espanyolit nuk ishim në nivelin e duhur

04 nëntor 2024 | 10:52

Pavarësisht se Barcelona e mposhti Espanyoli me rezultat 3-1, në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Hansi Flick ka thënë se ekipi i tij nuk ishte në nivelin e dëshirueshëm.

“Një derbi është gjithmonë i komplikuar. Në pjesën e parë në shfaqëm një nivel të mirë, por në përgjithësi nuk luajtëm ashtu siç bëjmë zakonisht, ne humbëm shumë topa dhe u ndëshkuam në pjesën e dytë”, ka thënë Flick.

“Gjëja më e rëndësishme është fitorja dhe do të doja të veçoja përqendrimin e të gjithë lojtarëve, disa prej tyre shumë të rinj. Në pjesën e dytë na mungoi presioni në atë që kishte topin dhe ne kishim disa probleme për shkak të kësaj”, ka shtuar Flick.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë…