Deputeti Shala takohet me veteranin e PDK-së, Rrahman Shala

13 nëntor 2024 | 14:18

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka bërë me dije se është takuar me veteranin e kësaj partie, Rrahman Shala.

Ai ka thënë se baca Rrahman është njeri me vlera të larta dhe frymëzim për gjeneratat e reja.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me veteranin e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Shala.  Baca Rrahman është njeri me përkushtim të pashoq dhe vlera të larta, të cilat frymëzojnë gjeneratat e reja të angazhohen për vendin tonë. Ky takim ishte një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e vlerave që na bashkojnë dhe për të forcuar vendosmërinë tonë për të punuar së bashku për një të nesërme më të mirë”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, tha se pret…