Hamasi liron 3 pengjet e para izraelite, Kryqi i kuq: Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë

19 janar 2025 | 18:24

Tri pengjet e para izraelite u janë dorëzuar Forcave Izraelite të Mbrojtjes nga Kryqi i Kuq. Një zyrtar i lartë i Hamasit tha për AFP se: “Tri pengje iu dorëzuan Kryqit të Kuq në sheshin Al-Saraya në lagjen Al-Rimal në qytezën perëndimore të Gazës. Një anëtar i ekipit të Kryqit të Kuq u takua me ta dhe u siguroi mirëqenien e tyre.”

Pas kësaj, Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë konfirmuar se pengjet janë transportuar tek ata nga Kryqi i Kuq. “Pak kohë më parë, të shoqëruar nga forcat e IDF dhe ISA, pengjet e liruar kaluan kufirin në territorin izraelit”, tha zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari.

Emrat e tre pengjeve janë: Romi Gonen, Doron Steinbrecher dhe Emily Damari. Një zyrtar i Kryqit të Kuq i tha qeverisë izraelite: “Gjendja shëndetësore e tre pengjeve është e mirë pas ekzaminimeve fillestare që janë bërë nga ne.”

Kujtojmë se pas kësaj pritet që Izraeli të lirojë 90 të burgosur palestinez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e…