I hyjnë në shtëpi, supermodeluesja akuzon mediet

19 tetor 2018 | 12:08

Kendall Jenner ka sulmuar mediet e famshme për botimin e fotografive të pronës së saj në Beverly Hills.

Supermodeluesja ka akuzuar të premten TMZ në mediet sociale se i ka rrezikuar jetën.

22-vjeçarja është shprehur se një person që e përndiqte është kapur brenda shtëpisë së saj. Ky person tashmë është në paraburgim.

Jenneri është zemëruar për shkak se TMZ ka publikuar një foto të kodrës pas pronës së saj, ku gazetarët pretendonin se nuk kishte mjaftueshëm siguri.

“Si mendoni ju se këta njerëz të tmerrshëm e dinë se ku ndodhet shtëpia ime? Sepse ju jo vetëm publikoni fotot, por edhe vendndodhjen. Kjo sjell pasiguri. A nuk është ky minimuni i privatësisë që mund të kemi? Kur publikoni vendndodhjen e saktë ku jetoj, më vendosi jetën në rrezik. Shtëpia juaj është strehë e sigurt, por shtëpia ime? T’ju vijë turp”, ka shkruar Kendall në llogarinë e vet “Twitter”.

Ndonëse TMZ nuk ka treguar adresën e rrugës së Jenner, publikimi i malit ngjitur ishte shumë lehtë për të kuptuar se ku ndodhej shtëpia e saj, për të gjitha ata që njihen me Beverley Hills.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është duke vazhduar kampanja me atraktive për nder te 1-vjetorit…