Hendbollistet e reja e zhvilluan ndeshjen e parë në Kampionatin Mesdhetar

17 shkurt 2025 | 14:15

Të hënën paradite, hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës e kanë zhvilluar ndeshjen e parë në Kampionatin Mesdhetar.

Në Podgoricë, Kombëtarja jonë u përball me Malin e Zi dhe pësoi humbje me rezultat 26:11.

Kombëtarja nikoqire ishte favorite dhe këtë e dëshmoi me paraqitje në fushën e lojës. Te vajzat tona nuk ka munguar përkushtimi, por ato vetëm në momente ishin rivale të barabarta me kundërshtaret.

Gjithsesi përvoja nga kjo ndeshje, por edhe nga ndeshjet e ardhshme, do t’i shërbejë shumë kësaj gjenerate.

Ndeshjet e ardhshme vajzat tona i kanë nesër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Irani ka mbrojtur programin e tij bërthamor dhe nuk do…