Rohde: Serbia shkeli marrëveshjen e Ohrit me veprimet në KiE, përkrahim Kosovën!

07 mars 2025 | 23:10

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Bashkimi Evropian tanimë ka reaguar qartë duke deklaruar se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit, duke e penguar Kosovën që të marrë statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës.

Tutje, Rohde ka deklaruar po ashtu edhe se Gjermania qëndron krah Kosovës, duke e mbështetur këtë të fundit për anëtarësim të plotë.

‘‘Bashkimi Evropian ka reaguar me forcë: Veprimet e Serbisë në Këshillin e Evropës që pengojnë përparimin e Kosovës shkelin Marrëveshjen e Ohrit 2023. 🇪🇺 Gjermania qëndron me Kosovën, duke mbështetur aspiratën e saj për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës dhe duke ndihmuar në sigurimin e votave bazuar në meritat e saj’’, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara sapo ka nisur dhe sinjalet janë shqetësuese. Kryeministri polak,…