Sot mbahet tryezë për dialogun ndërfetar

21 mars 2025 | 08:07

Fondacioni “Drita” sot do të mbajë tryezën e dialogut ndërfetar sipas modalit shqiptar në Qendrën “BogdaniPolis” që gjendet në Katedrale.

“Ne jemi mikpritësit e kësaj konference të veçante, ku do të marrin pjesë penalistë nga Vatikani, Gjermania, Shqipëria dhe Kosova. Por, ajo që është e rëndësishme do të jetë një panel dialogu mes liderëve të bashkësive fetare të Kosovës”, njofton ‘Ipeshkvia Prizren’.

Në hapjen e saj, në orën 10:30, dhe në orën 16:30 kur do të jetë paneli i liderëve fetar dhe nënshkrimi i rezolutës nga ana e tyre.

Fjalë përshëndetëse do të mbajnë: Mons Zef Gashi, President i Fondacionit Drita, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu,  kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, kryetari i komunës së Prishtinës Perparim Rama, Nunci Apostolik i Vatikanit Jean Marie Speich.

Do të mbahet edhe paneli i dialogut, shkëmbim qëndrimesh dhe idesh mes liderëve fetar, ku do të flasin Naim Tërnava, kryemyfti i Bashkësisë Islame në Kosovë, Imzot Dodë Gjergji, Kisha Katolike,  Driton Krasniqi, Kisha Protestante Ungjillore, dhe Hysen Hyseni, Komuniteti Hebre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në natën mes të shtunës dhe të dielës (29-30 mars)…