Brazili rikthen interesimin për Ancelottin

27 mars 2025 | 13:13

Zhgënjimi është i madh në shtëpinë e Brazilit, pas humbjes 4-1 ndaj Argjentinës. Në këto kushte, drejtuesit kanë humbur besimin te trajneri Dorival, i cili mund të largohet nga drejtimi i skuadrës.

Federata dëshiron Carlo Ancelottin në bankinë dhe sipas asaj që shkruajnë mediat, synohet një takim me teknikun në fjalë (Brazili e ka kërkuar edhe më parë). Vështirë të ketë të reja në këtë periudhë, pasi trajneri italian nuk do largohet nga Real Madrid, pa përfunduar sezoni.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bashkimi evropian të mërkurën u ka bërë thirrje qytetarëve në…