Banorët në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë kanë mbetur pa rrymë që 6 orë

01 prill 2025 | 19:39

Qytetarët e Fushë Kosovës, saktësisht të rrugës “Hajrullah Zymi”, janë duke u ankuar për mungesë të energjisë elektrike, ata thonë se nuk kanë rrymë për më shumë se 6 orë.

Duke marrë parasysh edhe temperaturat e ulëta që po mbretërojnë sot në Kosovë, banorët e asaj zone thonë se e kanë të vështirë të jenë pa rrymë.

“Që 6 orë, është u ndalë rryma dhe ende nuk ka ardhë. Punëtorët e KEDS-it kanë provur disa herë ta lëshojnë por ende nuk kemi. Kemi kërkuar nga KEDS-i informata, ata po thonë që ka prishje dhe se janë duke e rregulluar, dhe se pritet me ardhë shpejt”, ka deklaruar për Epoken e re një qytetare e cila jeton në Fushë Kosovë. Banorja e cila jeton në rrugën “Hajrullah Zymi”, ka deklaruar se në disa pjesë të Fushë Kosovës, ka ardh rryma diku rreth orës 19:00, ndërsa në blokun ku jetojmë ne, s’ka ardhë. “Po presim me shpresë që do të vie rryma”, ka deklaruar D.K, banore e Fushë Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
26 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë…