A digjni më shumë kalori në palestër apo gjatë seksit?

13 prill 2022 | 21:31

A mundet një gjysmë ore seksi intensiv të djegë më shumë kalori se gjysmë ore në palestër? Lexoni më poshtë dhe zbuloni të vërtetën pas mitit.

Gjysmë ore seksi përfaqëson një shpenzim kalori prej 69 kalorish te femrat dhe 101 te meshkujt.

Çdo fillim muaji, shumë prej nesh synojnë të ushtrohen dhe të ndihmojnë trupin të djegë kaloritë e tepërta. Megjithëse shumë njerëz nuk i pëlqejnë sportet, ekziston një mënyrë argëtuese për të humbur kilogramët e tepërt: seksi.

Një nga mitet më të njohura për humbjen e peshës është se ju mund të digjni më shumë kalori gjatë një seance seksuale intensive sesa me ushtrime tradicionale. Por sa i vërtetë është ky pretendim?

Seksi nuk djeg më shumë kalori sesa sportet, por ndihmon. Madje, është tre herë më i vogël në humbje kalorish se palestra.

Megjithatë, i shoqëruar nga një rutinë ushtrimesh dhe një dietë të ekuilibruar, seksi mund të ndihmojë në uljen dhe djegien e kalorive. Është një suplement i mirë për t’ju ndihmuar të humbni peshë. Thjesht zgjidhni pozicionin tuaj të preferuar dhe shijoni një jetë seksuale të shëndetshme në çift.

Pra, nëse për ndonjë arsye nuk mund të ushtroheni për disa ditë, mos u shqetësoni. Kërkojini partnerit tuaj të bëjë seks për të qëndruar në formë deri në vizitën tuaj të radhës në palestër./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada ruse në Sarajevë të mërkurën paralajmëroi se qëndrimi i…