A do të jetë 5 shtatori dita e parë e ofensivës politike dhe diplomatike të Serbisë kundër Kosovës apo kapitullimi para Malit të Zi?

05 shtator 2021 | 09:59

Shkruan: Hisen Berisha

Shtator 04, 2021. Ora po shënon pesë minuta në dymbëdhjetë apo 00:00, pra skadon moratoriumi të cilin e imponoi nënshkrimi i Marrëveshjes së zotimeve të Uashingtonit.

Ajo çfarë mund të konstatohet me dëshpërim pas një viti moratorium i imponuar dhe refuzim i gabuar për zbatimin e zotimeve në fjalë është se Kosova është futur në rrugën e theqafjes së qeverisë Kurti 2.

Kjo marrëveshje zotimesh, obligonte palët që të pranoheshin si subjekt të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të merrnin obligime ndërkombëtare të ndërsjella nën garancinë e Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Kjo marrëveshje i krijoj mundësinë ndërkombëtarë SHBA-ve që të merrnin përsipër mbrojtjen e aseteve strategjike zhvillimore që e garantojnë ekzistencën ekonomike të Kosovës ndaj pretendimeve serbe.

Kjo marrëveshje e vendosi Serbinë para obligimeve ndërkombëtare në raport me SHBA-në për zhvendosjen e ambasadës serbe në Jerusalem, ndesh me sjelljen që ia imponojnë interesat që ka me partnerët pro serb dhe anti shqiptarë në rajon si, Kina, Rusia etj.

Kjo marrëveshje përmes konsolidimit politik dhe ekonomik të Kosovës do të qonte drejtë marrëveshjes finale “All in one”, që përmbyllej me njohjen e ndërsjellë të të dyja vendeve në konflikt Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje ja subordinonte Serbinë Uashingtonit dhe e shkëpuste definitivisht nga kthetrat ruse – kineze. Po ashtu, edhe Kosovën e nxjerrë nga kthetrat mbi njëqindvjeçare serbe.

Fatkeqësisht papjekuria politike aktuale, qëndrimi refuzues për zbatimin e zotimeve të marra me këtë marrëveshje, e kthyen Kosovën në piken zero, nga një stad procesi që ishte në përmbyllje, me rolin lehtësues të BE dhe rolin garantues të SHBA.

Sot me dt. 04 Shtator 2021, një vit pas marrëveshjes dhe moratoriumit që kishte vënë ajo për obligimet e ndërsjella për të dyja palët, si dhe detyrimet për pikat e marrëveshjes me karakter thjesht ekonomik nga SHBA, shtrohet çështja se ku ndodhemi?!

Në ditën e skadimit të moratoriumit të 4 Shtatorit 2020 të Uashingtonit, mund të kolaudojmë se kemi:

– skadimin e kufizimit ndaj Serbisë të loboj për çnjohje të pavarësisë së Kosovës dhe ndaj  Kosovës për mos aplikim për anëtarësime dhe integrime në mekanizma ndërkombëtare;

– kemi qeverinë e Kosovës të rreshtuar përkrah Serbisë me qëndrimin refuzues ndaj marrëveshjes se zotimeve ne Uashington;

– kemi qeverinë e Kosovës që ka shkëputur komunikimin diplomatik me 23 vende të botës që e njohin pavarësinë e saj, pikërisht tani kur skadoj moratoriumi që Serbisë i lë mundësinë e hapur për fushate anti Kosovë.

– kemi një qeveri që ne kompensim, po mundohemi të marrim të ikurit politik apo azilant, të cilët po i trajtojmë si refugjat, “fije e barit” për të ruajtur sado pak kredi në qeverinë e z. Biden;

– kemi një qeveri që nuk po arrin të kuptojë se Kosova në dialog, nuk rrezikon statusin e vet politik por humbjen përmes dialogun politik të aseteve strategjike për zhvillimin ekonomike si Lumi Ibrit – Ujmani, Trepça, hekurudha energjetike, furnizimi me gas përmes projektit grek dhe asete tjera si Brezovica, Obiliqi etj.

– kemi një qeveri të cilës koha po i dëshmon të kundërtën e ironisë së ministres së jashtme, se fatkeqësisht e ka futur Kosovën në geto diplomatike.

– kemi një qeveri e cila në vend të koordinimit lobues drejtpërdrejt apo përmes partnerëve në shtete të ndryshme, për vendosjen e raporteve diplomatike me shtete njohëse si Polonia, e njejta ka shkëputur komunikimin diplomatik me 23 vende që tashmë ishin konsoliduar raportet diplomatike.

– kemi një qeveri të pa përcaktuar për gazin në mes projektit rus dhe atij të elaboruar me Greqinë;

– kemi një qeveri që s’ka ndërmarrë asnjë veprim parapërgatitor të terrenit për aplikim për integrime në asociacione ndërkombëtare si UNESCO, INTERPOL, EUROPOL, A5, pfp, etj.

– kemi një qeveri e cila përkundër ndërtimit të kapaciteteve mbrojtëse, përfshirjes në operacione ndërkombëtare nën komandën e SHBA, i është hapur mundësia e aplikimit në PfP, A5, aplikim për anëtarësim politik dhe ushtarak në NATO, ndërkohë që përpunon elaborate për pengimin në zhvillim të kapaciteteve të planifikuara me partnerin tonë strategjik FA/SHBA dhe pranuar edhe nga Brukseli dhe asambleja e NATO .

– kemi ndërkohë Serbinë e cila në muajin Shtator kur skadon moratoriumi, po ringjallë kufomën fantome të “të pa inkuadruarve” vepër e shokut Tito, Naser, Nehru, që ngjallë ambiciet e vendeve që udhëhiqen nga injoranca, që s’janë të pakta në gadishullin arabik dhe Afrikë, nxitë ruajtjen e miqësive të vjetra dhe mbajtjen e qëndrimit armiqësor e mohues ndaj Kosovës.

– kemi situatë ku çështja që shtrohet është, nëse Shqipëria dhe qeveria Rama 3, do ta inkuadrojnë edhe “Ballkanin e hapur” në lëvizjen fantome të “të painkuadruarve” duke i bashkëngjitur Shqipërinë po ashtu. Edhe Qeverisë Kurti 2, me iniciativat SEFTA, EEFTA apo katër propozimet e famshme të Brukselit, lehtësisht do ta qojnë Kosovën në të njëjtin drejtim.

– kemi po ashtu situatën kur Forumi i Bledit se potencoi fare dialogun, çka tregon se Serbia po e tërheq Kosovën në kthetrat e fshehura të Rezolutës 1244 dhe UNMIK, dhe po në këtë forum Serbia u trajtua nga vende të BE, si shtet faktor i rëndësishëm ekonomik në rajon.

Kjo asocion në dyjavëshin që u humbë atëbotë të vitit ’99, për ta nënshkruar Marrëveshjen e Rabmujesë, nën kërcënimin ekskluzivë të “zyrës” së UÇK në Prishtinë, nën administrimin atëherë të kryeministrit aktual dhe këshillimin nga lideri i Lëvizjes për Jugosllavinë dhe UJDI;

Të gjitha këto sa më sipër, e shumë zhvillime tjera shkojnë në shërbim të objektivave të Strategjisë së Sigurisë Nacionale të Serbisë, pjesa për Kosovën.

Qëndrimi indikues “për tërheqje nga operacionet e mëdha ushtarake për ribërjen e shteteve në Bote” in org. “This decision about Afghanistan is not just about Afghanistan. It’s about ending an era of major military operations to remake other countries” JB.

Duhet lexuar se është koha e fundit që të riaktivizohemi në përmbylljen e procesit politik të pavarësisë nën garancinë e SHBA dhe rolin lehtësues të BE.

Kjo duhet të na shtyjë në një zgjidhje operacionale politike që do të jet formula e fundit e shpëtimit të Kosovës si entitet dhe subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtarë pra shtet i pavarur.

Shpresoj se zhvillimet që priten në Mal të zi, nuk do t’ia japin komoditetin Serbisë që 5 Shtatorin, ta ketë ditën e parë të ofensivës politike, diplomatike me kërcënimin edhe ushtarak, kundër Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran i njohur ndërkombëtarisht dhe subjekt potencial për tu anëtarësuar në OKB.

Qëndrimi politik i Presidentit dhe Qeverisë së Malit të zi, tashmë i njohur në botën diplomatike ka lënë të kuptohet se “politika e manastireve serbe”, nuk do të mund ta destabilizoj e aq më pak ta vërë në pikëpyetje ekzistimin e shtetit të Malit të zi. Përkundër investimeve të kapitalit rus në ekonominë e Malit të zi, investimeve serbe në infrastrukturë rrugore siç është autostrada Bar – Boljare – Beograd, që rrezikon sinjifikativisht ekzistimin e Malit të zi dhe veriut të Kosovës, me “bajpasin” para arritjes në Boljare, vlerësoj se qenia e Malit të zi anëtarë i NATO, orientimit pro NATO dhe partneriteti me SHBA i Kosovës, do ti pamundësojnë ambiciet strategjike serbe në rajon.

5 shtatori dot ë jetë edhe një tregues ndaj politikave serbe dhe qeverisë aktuale pro serbe në Mal të zi se, ka perënduar era e serbomadhisë.

Nisur nga kjo situatë tejet indikative, është koha edhe për një “enough is enough” dhe imediatikisht nga shteti i Kosovës të arrihet Traktati i Mbrojtjes Ushtarake me SHBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do të përballet me Greqinë në ndeshjen e katërt…