A do të jetë Haxhi Shala kandidat i AAK-së për kryetar të Malishevës, ja përgjigja e tij

13 tetor 2020 | 23:52

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, në Edicionin Special në “Klan Kosova” ka thënë se kjo qeveri do të ketë jetëgjatësi.

Ai ka thënë se kjo qeveri duhet ta përmbyll procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Shala ka theksuar se edhe opozita duhet ta japë kontributin e saj në këtë proces.

Ai ka thënë se mirëpret hyrjen e PDK-së në koalicionin qeverisës, por kjo çështje sipas tij është në dorën e PDK-së.

“Mirë është që në dialog dhe për pandeminë pozita e opozita të jenë bashkë”, ka thënë Shala.

Duke folur për mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të Malishevës, ai ka thënë se sipas disa sondazheve të fundit, ka dalë kandidati më i preferuar nga qytetarët për të parin e Malishevës.

“Si individ kam dalë i pari”, ka thënë Shala.

Megjithatë, ai thotë se nuk është diskutuar në AAK për këtë çështje, por ka theksuar se nëse këtë ia kërkon lideri i partisë, atëherë do të mendon për kandidimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sikurse pjesa dërrmuese e artistëve, edhe Rovena Stefa e ka…