Covid-19 e ”preku” edhe këngëtaren shqiptare

13 tetor 23:18

Sikurse pjesa dërrmuese e artistëve, edhe Rovena Stefa e ka prekur rëndë pandemia Covid-19 sa i përket financave.
Me vendimet e marra nga qeveria, ndalohen eventet muzikore dhe muzika pas orës 8 të mbrëmjes, e për këtë arsye dasmat, evente që ishin parashikuar gjatë muajve të verës janë anuluar.

“Gjatë verës ne kemi shumë evente, si jashtë vendit edhe brenda. Me bllokimin e rrugëve dhe ndaljen e gjithçkaje, ne na u ndalua të këndojmë. Mua më janë anuluar 44 evente. Ne me këto jetojmë gjithë vitin, investojmë gjithçka. Nga ana ekonomike nuk mund të qahem dhe të them jam më keq unë se një punëtor i thjeshtë. (Ligji i maskave me detyrim) Kjo është idiotësia më e madhe. Kam mbaruar për juridik, por pjesa sociale më prek, ne e përballojmë çmimin e maskave, por të varfrit jo”, tha këngëtarja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, themeluese…