A do të kenë freski nga Alaska vendet e nxehta nga lufta?!

15 gusht 2025 | 10:27

Shkruan: Ramadan Avdiu 

Deri më 15 gusht 2025, gjithë vëmendja e opinionit botërorë është drejtuar kah Alaska ku në qytetin Anchorage, do të takohen presidenti amerikan Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin, në një samit amerikano-rus të cilin shumë analistë po e quajnë historik.
Zyrtarisht, qëllimi i takimit është të gjendet një rrugë drejt përfundimit të luftës në Ukrainë. Përkundër kësaj ka shumë zëra se mund të ngriten edhe çështje të tjera e deri tek ajo se mund të jetë një takim ku do të ndahen sferat e interesit SHBA-Rusi, por kësaj radhe për dallim nga samiti i Jaltës më 1945, do të ketë vetëm dy aktorë. SHBA-të dhe Rusinë.
Pra jozyrtarisht, sfidat mund të shkojnë shumë përtej çështjes së Ukrainës…
Që nga konfirmimi i takimit mes dy fuqive të mëdha, luftimet në terren janë intensifikuar dukshëm. Ukraina ka lansuar dronë dhe raketa balistike duke bombarduar caqe brenda territorit të Rusisë, deri në 2000 kilomtra larg kufirit ukraino-rus, kurse Russia vazhdon bombardimet, luftën dhe depërtimet për shtrirjen e pushtimit rreth territoreve në Zaporoxhia dhe Kherson me synim që t’i ofrohen trupat ruse qytetit Odesa për të futur nën kontroll të gjthë bregun e Detit të Zi. Mbase përmes luftimeve synohet forcimi i pozicionit negociator, por edhe rritja e presionit të brendshëm e të jashtëm tek të dy palët për ndërprerje të luftimeve.
Qëndrimet e palëve në luftë janë shumë të largëta dhe vështirësojnë arritjen e një paqje të qëndrueshme. Derisa Moska kërkon që Ukraina të heqë dorë nga katër rajone gati krejtësisht të pushtuara, dhe të pajtohet që ato territore t’i kalojnë Rusisë (Donetsku, Luhansku, Zaporixhia dhe Khersoni), sikurse edhe Krimeja e aneksuar në vitin 2014, pastaj të heqë dorë nga furnizimet me armë nga vendet perëndimore dhe anëtarësimi në NATO. Ukraina thekson se këto kërkesa janë të papranueshme dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse nga territori i saj, garantimin e sigurisë nga perëndimi, përfshirë vazhdimin e furnizimeve me armë dhe vendosjen e një kontingjenti ushtarak evropian në Ukrainë, për çka Rusia është kategorikisht kundër.
Takimi i paraljamëruar ka mobilizuar edhe diplomacinë evropiane për të unifikuar qëndrimet lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë por edhe për çështje të tjera në raport me SHBA dhe Rusinë.
Takimit të 27 liderëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, i prapriu takimi i Zavendëspresidentit të SHBA-ve J.D. Vance, me ministrin e jashtëm britanik David Lammy dhe me këshilltarët e udhëheqësve evropianë. Zavendëspresidenti amerikan këtë fundjavë në Londër udhëhoqi bisedimet me partnerët evropianë për çështjen e Ukrainës para samiti Trump–Putin.
Për Vance-in, gjërat janë të qarta : lufta në Ukrainë duhet të përfundojë « me çdo kusht ». Ai ia atribuon zgjatjen e konfliktit refuzimit të Evropës për të ushtruar presion mbi presidentin ukrainas. Sipas tij, ky konflikt nuk ka asnjë kuptim. Madje, në këtë qëndrim, ai shfaqet edhe më « trumpist » se vetë Trump-i, i cili kërkon paqen në mes palëve ndërluftuese mbi të gjitha.. .
Madje Ai ka marrë përsipër edhe menaxhimin e marrëdhënieve me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Liderët kryesorë evropianë dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një komunikatë të publikuar natën mes së shtunës dhe të dielës thanë se janë të bindur që; « vetëm një qasje që kombinon diplomacinë aktive, mbështetjen për Ukrainën dhe presionin mbi Federatën Ruse mund të ketë sukses ». Ata përshëndetën përpjekejt e presidentit amerikan Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duke theksuar gatishmërinë që ta mbështesin këtë përpjekje në planin diplomatik, si dhe nevojen për të vazhduar mbështetjen e konsiderueshme ushtarake dhe financiare për Ukrainën në njërën anë kurse ruajtjen dhe zbatimin e sanksioneve eknomike kundër Federatës Ruse në anën tjetër. Rruga e paqes në Ukrainë nuk mund të arrihet pa Ukrainën, theksuan ata, por tash për tash Ukraina dhe vendet e BE mbeten në pritje të epilogut të takimit Tramp Putin, sikur të jenë në një karantinë.
Ndërkq edhe Shefja e Komisionit Evropian për politikë të jashtme Kaja Kallas, në vigjilje të samitit Tramp-Putin, ka ftuar sot të gjithë ministrat e punëve të jashteme të vendeve të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe ministrin e punëve të jashtme të Ukrainës Andri Sybiha, përmes një komunikimi virtual për të unifikuar qëndrimet transatlantike, për të mbështetur Ukrainën dhe për t’a rritur presionin ndaj Rusisë.
« Derisa Rusia nuk do ta pranojë një armëpushim në mënyrë të plotë dhe të pakushtëzuar, nuk duhet të diskutohet për koncesione të mundëshme. Kjo kurrë nuk ka funksionuar me Rusinë në të kaluarën dhe nuk do të funksionojë edhe me Putinin », deklaroi përfaqsuesja e lartë e BE-së znj. Kaja Kallas…
Presidenti amerikan kohëve të fundit ka pasur disa ndërhyrje në shtendosjen e raporteve në mes të vendeve me tensione. Ai ndërmjetësoi në qetësimin e situatës në mes të Indisë dhe Pakistanit. Pastaj me intervenimin ushtarak kundër qendrave për pasurimin e uraniumit në Iran, imponoi ndërprejejn e luftimeve mes Izraelit dhe Iranit. Ndërhyrja e tij ndali luftimet edhe në konfliktin që lindi mes Tajlandës dhe Kamboxhias, dhe së fundmi edhe nënshkrimin e marrëveshjes së paqes mes Armenisë dhe Azarbejxhanit në Shtëpinë e Bardhë, e kanë ikurajuar që pas disa bisedave telefonike me presidentin rus Putin, dhe pas nje aktiviteti të dendur diplomatik të të dërguarit special z.Steve Witkof në Moskë, të pranojë një takim bilateral me synim për dhënie fund të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë…
Se a do të arrijënë të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme edhe për luftën në Ukrainë nuk është e sigurtë sepse ka qëndrime dhe qëllime diametralisht të kundërta, por gjendja e krijuar imponon përshpejtimin e gjetjes së një zgjidhjeje, qoftë edhe duke mos e përfillur vullnetin politik sidomos të Ukrainës. Natyrisht sikur të mos kishte një dozë optimizmi për dhënie fund të luftës e cila po zgjatë më shumë se tre vite vështirë se do të kishte ardhur deri te takimi.
Rreth rezultatait të samitit ka shumë mëdyshje për ndonjë version të qëndrueshëm të përfundimit të luftës.
Në versionin më optimist, Trump dhe Putin mund arrijnë një marrëveshje që të ngrijnë vijat aktuale të frontit, ku Rusia do të mbante Krimenë dhe disa zona të Donbasit, ndërsa Ukraina do të merrte premtime për siguri, dhe rindërtim të vendit, fillim të procesit të afrimit me BE, por jo edhe me NATO-n. Në këtë version janë të përqëndruara SHBA-të, ngase e dinë se Putini do të pranojë këtë opcion. Ukraina nuk është e gatshme që të lëshoj territoret e saja. Por në këmbim të paqes dhe si rezultat i presioneve do të detyrohet të pajtohehet me humbjen e territoreve. Në këtë pikë, vendimtarë do të jetë raporti i forcave. Vendet e BE-së, janë kundër dhënies për Rusinë të territoreve të pushtuara, ngase druajnë se Rusia nuk do të ndalet. Por ndonëse janë kundër, ato nuk mund të ndërmerrin asnjë hap sidomos ushtarak pa kaluar përmes NATO-s, ku SHBA-të janë faktori determinues. Prandaj presidenti Tramp do të insistojë për gjetjen e një zgjidhjeje që i jep fund luftës qoftë edhe siq tha ai, me shkëmbim të territoreve…shtrohet pyetja cilat territore mund të shkëmbehen ?. Të gjitha territoret e pushtuara janë të Ukrainës. Vetëm nëse aludohet që ndonjë pjesë e vogël e regjionit Kursk ku depërtoi ushtria ukrainase në territorin rus, t’i mbetet Ukrainës.
Kjo është formulë e shpikur që mund të nënkuptojë tërheqjen e forcave ruse nga një pjesë e pushtuar rreth qytetit Kharkiv në drejtim të Donbas-it dhe territoreve të cilat Rusia insiston me këmbëngulje t’i aneksojë dhe t’i njihet e drejta e admnistrimit të tyre.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje e këtillë samiti mund të ketë epilog edhe me skenare të tjera si; mund të shënojë fillimin e një procesi diplomatik, por që nuk arrihet asnjë marrëveshje konkrete. Në këtë rast luftimet vazhdojnë, me armëpushime të kohëpaskohëshme, dhe bisedimet mund të zgjasin edhe për disa muaj, duke e lënë të hapur një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi midis Uashingtonit dhe Moskës. Kjo do të prodhonte konflikt të ngrirë dhe lodhje ndërkombëtare nga lufta, do të kishte gjithnnjë e më pak ndihma për Ukrainën dhe rrjedhimisht Ukraina do t’a kishte vështirë të përballojë ofenzivat ruse.
Në rast se mospajtimet mbeten të pakapërcyeshme, Trump mund largohet nga Alaska pa ndonjë marrëveshje, duke akuzuar Moskën për mosgatishmëri për kompromis. Nga ana tjetër, Putini do të akuzojë Uashingtonin për përpjekje për t’i imponuar kushtet e veta.
Ky opsion nga shumica e njohësve të situatës thuajse është i përjashtuar, sepse SHBA me çdo kusht insistojnë arritjen e paqes dhe përfundimin e luftës mbi trevjeçare në të cilën SHBA dhe vendet e BE kanë qenë të implikuar dhe kanë shpenzuar mbi 100 miliardë dollarë duke e ndihmuar Ukrainën për tu përballur me agresionin rus.
Në Kosovë ka zëra se në këtë samit, mund të hapen edhe problemet të tjera, ku mund të përmendet edhe Kosova…Presidenti Trump gjatë bisedave për shtendosjen e situatave në vendet e theksuara më lart, e ka përmendur disa herë faktin se SHBA-të e kanë penguar një luftë në Ballkan, që mund të fillonte mes Kosovës dhe Serbisë.
Edhe në samitin që po pritet të mbahet mund të përmendet, por është pak e besueshme se Kosova mund zë vend në samit. Kosova ka gjasë të përmendet edhe nga Presidenti rus Putin, i cili mund orvatet ta përdorë si presedan për aneksimin e territoreve të Ukrainës, ndonëse nuk ka kurrëfarë analogjie.
Megjithëse disa zëra shpresojnë që çështja e Kosovës të diskutohet, nuk ka asnjë sinjal se ajo do të jetë pjesë e agjendës zyrtare. Vëmendja është e përqendruar tek Ukraina dhe siguria evropiane.
Për Kosovën, njohja ndërkombëtare dhe integrimi i sajë në relacionet ndërkombëtare përfshirë anëtarësimin në OKB, varen shumë nga diplomacia e saj aktive dhe nga mbështetja e aleatëve, e që për fatin tonë të keq diplomacia e jonë thuajse është inekzistente, kurse aleatët janë në pritje të aktivizimit të saj.
Samiti i 15 gushtit ka potencial të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve globale, mund të sjellë paqe të pjesshme, të krijojë një rend të ri gjeopolitik, dhe të hap perspektivë të pajtimit mes dy popujve që deri vonë kanë jetuar nën të njejtin kulm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të…