A do të kthehet në ‘Portokalli’ Agron Llakaj?

05 qershor 15:03

Lajmi i “revistawho.com” se Agron Llakaj do të kthehet në drejtimin e “Portokalli”, bëri xhiron e portaleve. Largimi i Altin Bashës dhe rikthimi i bashkëthemeluesit të “Portokalli” në “Top Channel” do të ishte sensacion për sezonin televiziv. Por Agron Llakaj nuk e mendon më rikthimin në ekranin ku sipas tij mori fill akademia e parë e humorit në Shqipëri.

Në një prononcim për “revistawho.com”, Llakaj thotë se kapitulli i tij me “Top Channel” është vendosur në një kornizë përjetësisht. “Në përgjithësi e gjithë kjo zhurmnajë që ka më shumë se 24 orë që rrotullohet nëpër portale se “Agron Llakaj rikthehet në ‘Portokalli’!”…,nuk është aspak e vërtet. “Portokallia” është një faqe e rëndësishme profesionale e imja, por e vendosur në ‘kornizë’ përjetësisht… Mirënjohjen për “Top Channel” e kam te gdhendur me emrin e Dritan Hoxhës, por nuk i përkas asaj race njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë qameti! “Portokallisë” i kam uruar gjithmonë suksesin, si akademia e parë e humorit shqiptar dhe s’do e dëshiroja kurrë një mbyllje, largim dhe aq më pak shkatërrim të saj. “Portokallia” është e “Top Channel” dhe nuk identifikohet me askënd”, – thotë Llakaj, i cili nuk mohon në asnjë moment ftesën e drejtuesve të “Top Channel” për t’u rikthyer në skenën e aq shumë emocioneve.

Aktori dhe krijuesi i njohur, aq i dashur për shqiptarët thotë gjithashtu se ka oferta për t’u larguar nga “Vizion Plus” me të dyja projektet e tij televizive. “Sa i takon fjalëve… është e vërtetë që kam ftesa edhe për “Al Pazar”, por edhe për “Fake Off”, që të shkoj diku tjetër, po i studioj me qetësi bashkë me stafin tim dhe në kohën e duhur do vendos! Por do të shtoja, njerëzit kanë aq shumë halle e probleme jetike dhe s’do të dijë njeri as ku shkon Agroni apo dikush tjetër. Ne jemi aktorë dhe krijues, punojmë dhe kemi të drejtën të lëvizim sipas kushteve dhe interesave tona. E rëndësishme është që të punosh me përkushtim dhe të ndihesh i respektuar dhe i vlerësuar aty ku je dhe i vlerësuar gjithmonë nga publiku”, – përfundon Llakaj duke lënë të hapur mundësinë e shfaqjes në një tjetër logo gjatë sezonit të ri televiziv.

Prej 8 vitesh “Al Pazar” është spektakli i së shtunës në “Vizion Plus” që mbledh një audiencë të konsiderueshme edhe në matjet televizive. Por për të mësuar se çfarë do të ndodhë me të prej shtatorit, do të duhet të presim edhe pak… / revistawho.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka…