Kërkohet arrest shtëpiak ndaj një personi të dyshuar për fajde

05 qershor 2020 | 15:02

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit F.D., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Fajdeja’’.

“Ekziston dyshimi i bazuar se personi në fjalë duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë materiale të të dëmtuarit E.I., në periudha të ndryshme kohore të njëjtit i ka dhënë para me fajde, në vlerë prej 226,000.00 eurosh. Kjo me qëllim që pastaj t’ia kërkonte me kamatë prej 30 për-qind, me ç’rast vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuarit ishte 294,800.00 euro. I dyshuari, me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. (A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Dr.sc. Ferat Shala Me rastin e shënimit të 5…