A do të paguhet termokosi në bazë të konsumit këtë vit? Flet kryeshefi i ngrohtores së kryeqytetit

17 tetor 2023 | 10:34

Ngrohtorja e kryeqytetit të Prishtinës “Termokos”, nga e diela ka filluar sezonën e ngrohjes.

Sipas kryeshefit të ngrohtores, Fisnik Osmanit janë mbi 40 mijë qytetarë të cilët për herë të parë do të marrin shërbimin e Termokosit.

Tutje Osmani tha se këtë vit do ta funksionalizojnë sistemin e matjes në bazë të konsumit.

“Ne kemi vendosur në koordinim me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë që t’i evitojmë gabimet potenciale të themi t’i ngarkojmë qytetarët me fatura më tepër se sa që realisht do të kenë ne dëshirojmë ta testojmë edhe sistemin tonë”.

Sipas Osmanit sezona e parë do të jetë fazë testuese dhe në bazë të dhënave të cilat do t’i marrin do ta bëjnë përcaktimin e tarifës për vitin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi pas një takimi…