A do të paraqitet Madonna në finalen e Eurovision-it?

14 maj 2019 | 17:43

Eurovision-i ka njoftuar se këngëtarja e famshme Madonna mund të mos paraqitet në finalen e kësaj ngjarje më 18 maj.

Arsye është se ajo ende nuk e ka nënshkruar kontratën me Bashkimin Evropian të Transmetimit (EBU), shkruan “Euronews”.

“Nëse ne nuk arrijmë të nënshkruajmë kontratën, ajo nuk do të mund të dalë në skenë”, ka thënë mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovision-it, Jon Ola Sand.

Sonte zhvillohet nata e parë e gjysmëfinaleve dhe kjo ngjarje sivjet mbahet në Tel Aviv, pasi vitin e kaluar atë e kishte fituar izraelitja Netta Barzilai.

“Jemi në negociata tash, në fazën finale, por nëse marrëveshja nuk arrihet këtë javë, ajo nuk do të mund të paraqitet”, ka shtuar Sandi.

Më parë është thënë se Madonna do të performojë në Eurovision dhe në prill promovuesi i koncertit “Live Nation Israel” nëpërmjet rrjetit social “Facebook” kishte thënë se ajo do të këndojë dy këngë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hayley Tamaddon ka njoftuar se është fejuar me të dashurin…