A do të rikandidojë për presidente? Përgjigjet Vjosa Osmani

04 nëntor 2025 | 20:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për mundësinë e rikandidimit të saj si e para e shtetit, raporton Gazeta Blic.

Ajo në konferencën për media, tha se do ta përfundojë mandatin e saj të plotë, deri në ditën e fundit.

Osmani shtoi se fillimisht duhet të bëhen Kuvendi e Qeveria e pastaj i vjen radha edhe çështjes së Presidentes.

“Do të jem këtu deri në ditën e fundit, e kam marrë mandatin për 5 vjet dhe do ta përfundoj atë të plotë. Sa i përket rikandidimit, le ta kemi njëherë një Kuvend e Qeveri, e pastaj i vjen radha edhe çështjes së Presidentes”, deklaroi Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në një…