A do të shohim më puthje në filma pas Covid-19?

04 qershor 2020 | 22:34

Si do dukej filmi “I ikur me erën”, nëse Clark Gable dhe Vivien Leigh në rolet e Rhett Butler dhe Scarlett O’Hara nuk do afroheshin dot. A do të bëhej dot një film klasik i historisë së kinemasë?

Prej javësh bota e filmit në Gjermani diskuton për shkak të masave të pandemisë, se si të vazhdohet me xhirimin e filmave të ndërprerë. Xhirimet e filmave nuk u ndaluan me rregull në kohën e Lockdown, por praktikisht ato u bënë të pamundshme për shkak të rrezikut të infektimit.

“Ka dallime mes një prodhimi në studio, ku distancat mbahen më lehtë dhe mund të bëhen ndryshime, dhe një prodhimi të madh me xhirime jashtë”, thotë producenti i filmit Nico Hofmann, drejtues i UFA-s. “Aktualisht ne po verifikojmë çdo prodhim filmi dhe po përcaktojmë rregullore individuale.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshortja e ish-kryeministrit Albin Kurti, Rita Augestad Knudsen ka botuar…