A do t’i bashkohet AKR-ja qeverisë?, flet Behgjet Pacolli
14 tetor 2020
| 18:37
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se me askënd nuk është diskutuar mundësia e përfshirjes së këtij subjekti politik në qeverinë aktuale.
Ai ka theksuar se e kanë votuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike pasi që kanë konsideruar se ajo ishte gjëja e duhur që duhej të ndodhte.
“Kemi bërë mirë që e kemi votuar ligjin. Për gjëra konstruktive mund të llogaritet në votën time. Aty ku meriton qeveria të përkrahet do ta bëjë. Nuk mund të sakrifikojë diçka për Kosovën për interesa e mia personale ose partiake”, është shprehur ai, pas pyetjes për përfshirjen e mundshme në ekzekutiv, raporton ‘Klan Kosova”.



