A do t’i hiqet çmimi Oscar? Akademia paralajmëron pasoja të rënda ndaj Will Smith

04 prill 2022 | 11:15

Will Smith ka komunikuar me Akademinë pas shuplakës ndaj Chris Rock në Oscar 2022. OK Magazine raporton se aktori është vënë në dijeni se mund të përballet me pasoja të rënda gjatë një takimi virtual që pati me Akademinë.

“Akademia ka biseduar me të gjitha palët. Will Smith është informuar se veprimi i tij do të kishte pasoja”, tha një burim. Smith është përballur me shumë reagime që kur e goditi Rock-unë ceremoninë e 94-të të çmimeve Oscar të dielën.

Incidenti ndodhi pasi komediani bëri një shaka për kokën e rruar të gruas së tij Jada Pinkett Smith. Më vonë ai kërkoi falje duke i quajtur veprimet e tij “të papranueshme dhe të pafalshme” si dhe tha se “Dhuna në të gjitha format është helmuese dhe shkatërruese”.

Ai rrezikon gjithashtu dhe çmimin që mori më vonë atë natë, çmimin Oscar si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “Richard King”. Vetë Akademia ka thënë se ka nisur një hetim për të shqyrtuar veprimet në përputhje me “aktet nënligjore, standardet e sjelljes dhe ligjin e Kalifornisë”.

Akademia informon se do të smith pasojat Oscars #1Akademia informon se do të smith pasojat Oscars #2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Veshaj, Beatrixa Ramosaj dhe Bora Zemani janë tre emrat…