A doli në punë Mytaher Haskuka një ditë pas humbjes?

15 nëntor 2021 | 11:57

Kryetar i Prizrenit të dielën është zgjedhur Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës, duke e mposhtur kundërkandidatin e tij të Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskukën.

“Klan Kosova” ka qenë në Komunën e Prizrenit për të parë nëse Haskuka ka shkuar në punë një ditë pas përfundimit të zgjedhjes, kjo pasi ai në zgjedhjet e kaluara të vitit 2017 u zgjodh kryetar i këtij qyteti.

Haskuka në orët e hershme të mëngjesit nuk është se ishte në punë për aq sa ka qëndruar ekipi i “Klan Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve…