A është kjo e ardhmja e restoranteve? Në Turqi vendosen “kupola” të plastikës

25 qershor 2020 | 11:25

Pandemia e Covid-19 ka bërë që miliarda njerëz në mbarë botën të mbyllen nëpër shtëpitë e tyre për ta luftuar përhapjen e këtij virusi.

Megjithatë, me kalimin e muajve dhe numrit të vogël të të infektuarve shtetet në mbarë botën kanë filluar ta aplikojnë lehtësimin e masave mbrojtëse.

Për t’u siguruar që klientët do të jenë të sigurt dhe nuk do të kenë nevojë të brengosen se mund të infektohen me Covid-19, një restorant në Turqi ka menduar një ide brilante për këtë.

Ata kanë dizajnuar dhe prodhuar disa kupola të plastikës brenda të cilave mund të ulen klientët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria greke ka përfunduar një stërvitje të gjerë në ishuj…