A ka divorc mes Kanyet dhe Kimit?

18 gusht 2020 | 11:24

Teksa ka bërë publike kandidaturën për president të ShBA-së, Kanye West nuk ngurroi të tregonte detaje nga martesa me Kim Kardashianin. Këngëtari ka thënë se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë gjithmonë solide dhe herë pas here ka pasur luhatjet e saj.

Në mes të zërave për një divorc të mundshëm dhe për të mos e dërguar martesën drejt një divorci të mundshëm, Kanye dhe Kim së bashku me fëmijët u zhvendosën në fundjavë në një udhëtim “magjik”.

Ata u shpërngulën për disa ditë në kampin luksoz të “Dunton River” në Kolorado, ku një natë qëndrimi në tendë antike e tepër luksoze kushton plot 43 mijë dollarë. Peizazhi i mrekullueshëm i formuar nga vargmale të mëdha dhe të gjitha për t’u eksploruar është e veçanta e këtij vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, së…