“A ka një punë që po e kryen kjo qeveri?”, Mustafa i PDK-së ia numëron dështimet qeverisë

11 mars 2024 | 19:55

Arben Mustafa, koordinator i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mospunë, sidomos në regjionin e Gjilanit.

Ai i ka përmendur disa projekte që kjo qeveri nuk i ka kryer, përcjell gazeta online Reporteri.net.

“Tenderi për stadiumin e Gjilanit u pezullua sërish. Autostrada Prishtinë-Gjilan nuk është askund, pavarësisht se ishte thënë se do të përfundohet në 2023. Rruga në dalje të Gjilanit për në Kamenicë (jo më shumë se 2.7 km) ende e papërfunduar pas më tepër se 3 vite punë vetëm gjatë kësaj qeverie. Këto janë vetëm për rajonin e Gjilanit, por situatë e ngjashme është në tërë Kosovën. A ka një punë qe po e kryen kjo qeveri?”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi…