A mund të mbijetojë Europa nëse ndalohet furnizimi me gaz nga Rusia?

01 shkurt 2022 | 15:33

Përshkallëzimi i tensioneve midis Perëndimit dhe Rusisë mbi Ukrainën ka ngritur shqetësime për rrjedhat e gazit rus në Europë, duke nxitur Komisionin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të hetojnë furnizimet alternative.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar javën e kaluar, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe presidenti i SHBA Joe Biden u zotuan për bashkëpunim të ngushtë për sigurinë e energjisë.

Dhe pas një takimi të fundit me ministrat europianë të energjisë në Francë, komisioneri i Energjisë Kadri Simson tha se blloku po bisedon me partnerë si Azerbajxhani për potencialin për rritjen e furnizimeve me gaz në kontinent.

Nëse në skenarin më të keq gazi rus ndalon plotësisht rrjedhjen e tij në Europë, masat për të zëvendësuar furnizimin nuk do të jenë të mjaftueshme, sipas një studimi me qendër në Bruksel, i publikuar javën e kaluar. Ai arrin në përfundimin se ka dy sfida për Europën: gjetja e një zëvendësimi për furnizimet me gaz rus dhe frenimi i kërkesës brenda vendit për të përballuar stuhinë, ekonomikisht dhe socialisht.

Sipas studimit për të evituar një skenar të mundshëm të krizës së naftës të stilit të viteve 1970 qeveritë mund të kenë nevojë të krijojnë një plan emergjence për t’u dhënë përparësi përfituesve të gazit – për shembull, për “ngrohjen në shtëpitë e banimit ose për prodhimin e energjisë elektrike” për të shmangur ndërprerjet./SCAN TV/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 10.087 testime, 2.033…