A mund të zgjidhet Papë një grua?

23 prill 2025 | 08:14

Të gjithë po flasin për atë që do të pasojë Papa Franceskun. A mund të jetë një grua? Përgjigja e shkurtër është “jo”. Vetëm burrat katolikë që janë pagëzuar mund të konsiderohen kandidatë për t’u bërë Papë.

Në teori, i tillë mund të jetë çdo burrë i pagëzuar, por në praktikë, kardinalët preferojnë të zgjedhin një prej tyre. Përveç kësaj, vetëm burrat mund të shugurohen si prift në Kishën Katolike.

Një argument është se 12 dishepujt e Jezusit ishin të gjithë burra, prandaj duhet të jenë burra ata që drejtojnë Kishën. Por argumente janë paraqitur edhe për shugurimin mashkullor dhe atë femëror.

Për shembull, në mësimet e krishtera, burrat dhe gratë janë bërë sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, prandaj të dy janë të barabartë përpara Perëndisë dhe kështu duhet të shugurohen në mënyrë të barabartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se LV duhet…