“A nuk ishin mediat e Serbisë? Konjufca: Unë nuk e kam thënë asnjëherë
15 dhjetor 2025
| 23:53
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se asnjëherë nuk i ka quajtur mediat si të Serbisë, duke shtuar se klasifikimi i tillë nuk është i duhur.
“Mendoj që ata që i kualifikojnë mediat tona si të Serbisë, mendoj që është gjuhë e vrazhdët dhe nuk ka vend në politikën tonë. Kurrë nuk e kam përdorur këtë gjuhë”, ka thënë Konjufca. /Gazeta Express.



