Bujar Dugolli për vëllain e tij: Vota për Enver Dugollin është votë për një njeri të dëshmuar në nivel kombëtar
Bujar Dugolli:
Në Lëvizjen Vetëvendosje ka shumë gra dhe burra që e meritojnë ulësen e deputetit. Mes tyre, unë besoj sinqerisht se Enver Dugolli është njëri nga ata që e meriton këtë përgjegjësi.
Enver Dugolli, veprimtarinë patriotike kombëtare e filloi që nga vitet tetëdhjeta. I burgosur politik në vitet 1981 dhe 1997, i përndjekur për bindjet dhe veprimtarinë e tij kombëtare, ai nuk u thye asnjëherë.
Në kohët më të vështira për Kosovën, ishte pjesë e grupeve të fshehta patriotike dhe e UÇK-së. Pas lirimit nga burgjet e Serbisë, nga viti 2001 e tutje, shërbeu në TMK dhe FSK, në grada të larta ushtarake. Ishte deputet i zgjedhur në legjislaturën e tetë.
Është autor i librit “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, një dëshmi e gjallë për vuajtjet dhe krimet serbe ndaj të burgosurve politikë shqiptarë gjatë viteve 1997–2001. Libri është botuar edhe në anglisht (Unbroken: Surviving Milosevic’s Prisons) dhe në frëngjisht (Le cercle fermé desprisons: Massacre à Dubrova, Kosovo, 19–24 mai 1999), sepse e vërteta jonë nuk duhet të mbetet vetëm brenda kufijve tanë.
I shkolluar me arsim të lartë (BA dhe MA) në sociologji, veprimtar i hershëm i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njohës i mirë i sektorit të sigurisë.
Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, garon për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës me numrin 95, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 116, për të shërbyer me përvojë dhe ndershmëri.
Vota për Enver Dugollin është votë për një njeri të dëshmuar kombëtarisht, të përgatitur profesionalisht dhe të përkushtuar ndaj vendit, i cili besimin e qytetarëve do ta kthejë në përgjegjësi, drejtësi dhe shërbim ndaj Kosovës.
Lëvizja VETËVENDOSJE! 116✅️
Albin Kurti 1✅️
Enver Dugolli 95✅️




