A po paralajmëron MSh-ja masa të reja kundër Covidit?

17 janar 2022 | 17:19

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se komisioni këshillëdhënës për masat kundër Covid-19 është takuar me përfaqësues të këtij institucioni për të diskutuar për shqyrtimin e masave kundër Covidit.

Në këtë takim është theksuar nevoja e respektimit të plotë të masave të ndërmarra më parë përmes mbikëqyrjes së zbatimit të tyre nga të gjitha institucionet përgjegjëse, ndërkohë që popullatës i është bërë thirrje që  të vaksinohen plotësisht përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër Covid-19.

Komisioni ka theksuar se janë duke u analizuar indikatorët kryesorë që pasqyrojnë situatën epidemiologjike në vend, ndërsa secili veprim apo masë që do të propozohet do të ketë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit si dhe parandalimin e formave të rënda të sëmundjes që rrisnin ngarkesën spitalore dhe vdekjet, nga varianti “Omicron” apo variantet e tjera në qarkullim të SARS COV-2.

MSh-ja ka theksuar se mekanizmat kundër Covidit do t’i marrin për bazë indikatorët shëndetësor për të propozuar masa sa më adekuate lidhur me Covid-19 në Kosovë.

Deri në ndryshimin e masave në fuqi, MSh-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrisin kujdesin dhe të vaksinohen pa humbur kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Broja është një nga lojtarët më të lakuar në…