A rrini dot pa qeshur? Kylie Jenner i bëri një rreng mamasë, video u bë virale

23 tetor 2022 | 10:40

Prej disa kohësh “TikTok” është kthyer në rrjetin social më të pëlqyer dhe të përdorur. E mesa duket miliarderja e re, Kylie Jenner e ka marrë mjaft seriozisht këtë platformë.

Së fundmi, ajo së bashku me make-up artistin e saj, Ariel, i kanë bërë një rreng Kris Jenner-it. Kylie ka telefonuar mamanë e saj, e cila në momentin që i është përgjigjur, ka dëgjuar të bijën që fliste gjëra pa lidhje.

E pikërisht këtu konsistonte “loja” që Kylie i bëri Kris. Gjatë gjithë telefonatës ajo duhet të thonte gjërat që i vinin në mendje, të cilat nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën apo me çfarë e pyeste mamaja e saj.

E jo vetëm kaq, pasi në këtë lojë as miliarderja dhe as make-up artisti nuk duhej të qeshnin. Epik, ishte edhe reagimi i Kris, e cila e mbajti lojën. Videoja është bërë virale, duke marrë komente të shumta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Më lër të flas” është një nga programet më të…