AAK-ja: Do t’i përdorim të gjitha mjetet demokratike për mbajtjen e taksës 100 për qind

11 shkurt 2020 | 16:02

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm që ky grup parlamentar do t’i ndërmerr për taksën 100 për qind.

Gazmend Abrashi, deputet i AAK-së ka thënë se partia që ai përfaqëson do të argumentojë pse taksa duhet të qëndrojë.

“Aleanca do të përdorë gjitha mjetet demokratike, për të vazhduar mbajtjen e taksës. Ne do të vazhdojmë të punojmë me komunitetin e biznesit që të sjellim argumentet pse taksa duhet të qëndrojë”, ka thënë Abrashi.

Më tutje, ai ka theksuar se AAK-ja është për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

“Ne jemi për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit. Ne duhet të kuptojmë se shteti nuk qëndron nga një qeveri. Këto projekte nuk mund të hiqen pa ndonjë konsultim paraprak. Qeveria e kaluar ka vendosur disiplinë financiare ku mundësohet vazhdimi i këtyre projekteve”, është shprehur Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo asnjëherë nuk e ka problem që të ekspozojë format…