AAK-ja fillon draftimin e statutit

20 nëntor 2019 | 17:48

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se është mbajtur mbledhja e radhës e Kryesisë së kësaj partie me kryetarët e degëve, në të cilën është diskutuar për zgjedhjet e brendshme në Aleancë.

Ai ka thënë se AAK-ja ka filluar procesin e draftimit të statutit, nëpërmjet të cilit synohet konsolidimi i saj.

“Në vazhdën e procesit të reformave partiake, sonte u mbajt mbledhja e radhës e Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Fokus i diskutimit ishin përgatitjet për zgjedhjet e brendshme si dhe ndryshimet statutare. Aleanca ka nisë procesin e draftimit të Statutit me ndryshimet konform me reformën, përmes së cilës synohet konsolidimi i mëtejmë i partisë, si një promotore e politikave të qendrës së djathtë në vend”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Finlandës, Tytti Tuppurainen, ka deklaruar se…