AAK-ja inicion rezolutë: Liberalizimi i vizave para dialogut

12 korrik 2018 | 16:57

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë dorëzuar sot projektrezolutën përmes së cilës kërkuan nga Qeveria që të mos fillohet dialogu me Serbinë, derisa të merret vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Së bashku me kolegët e Grupit Parlamentar të AAK-së, dorëzuam projekt-rezolutën ku kërkuam nga Qeveria që të mos fillohet dialogu me Republikën e Serbisë derisa të merret vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në zonën shengen”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook” deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me…