SHTABI I UÇK-SË NË SHTËPINË E ÇELIKUT E QËNDRESËS, HEROIT TË KOMBIT REXHEP MALAJ

19 qershor 2026 | 22:20


Ismet Sylejmani

Pas çlirimit të Qytetit të Gjilanit dhe largimit përfundimtar të pushtetit gjenocidal serb, Komanda e Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mori një vendim me peshë të madhe e të veçantë historike dhe simbolike!

Para njëzet e shtatë viteve, më 16 Qershor 1999, Selia e Komandës së UÇK-së në Gjilanin e çliruar nga Serbia pushtuese, u vendos në shtëpinë e Heroit të Kombit, Rexhep Malaj!

Ky nuk ishte vetëm një vendim organizativ apo ushtarak!

Ishte një akt i madh nderimi dhe mirënjohjeje kombëtare ndaj veprës së pavdekshme që kishte lënë Heroi i Kombit, Rexhep Malaj!

Ishte një përkulje me respekt para jetës, sakrificës dhe idealit të Tij për luftën që kishte bërë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!

Vendosja e Selisë së Komandës së UÇK-së në shtëpinë e Heroit nuk ishte rastësi, por një mesazh i fuqishëm se rruga e luftës çlirimtare po vazhdonte mbi themelet e qëndresës dhe të gjakut të derdhur nga bijtë më të mirë të kombit!

Ajo Shtëpi me dekada ishte shndërruar në simbol të guximit, të përkushtimit dhe të besimit të palëkundur në lirinë e Atdheut!

Prandaj, vendosja e Shtabit të ZOK të UÇK-së, në Shtëpinë e Komandabtit të parë të njësiteve të armatosura liridaahëse shqiptare Rexhep Malaj, përfaqësonte vazhdimësinë e idealeve të Tij dhe të gjithë brezit të luftëtarëve që sakrifikuan gjithçka për Kosovën e lirë dhe të pavarur nga Serbia!

Vendosja e Selisë në Shtëpinë e Heroit të Kombit Rexhep Malaj, ishte një dëshmi e qartë se liria e fituar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte rrënjë të thella në veprën, sakrificën dhe amanetin e Heroit të Kombit, Rexhep Malaj!

Ishte një akt i madh nderimi dhe mirënjohjeje kombëtare!

Ishte një mesazh i qartë se liria e Kosovës kishte rrënjë të thella në heroizmin dhe sakrificën e bijve më të mirë e më të mëdhenj të saj!

Shtëpia heroinë e Çelikut të Qendreses së pathyeshme, të Heroit të Kombit Rexhep Malaj, ishte shndërruar prej kohësh në simbol të qëndresës shqiptare!

Kulla heroike e Heroit të Kombit kishte përballuar përndjekjet, bastisjet dhe terrorin përmanenet të pushtuesit, por nuk ishte përkulur kurrë!

Prandaj, në ditët e para të lirisë e të çlirimit nga Serbia gjakatare, UÇK-ja e Zonës Operative të Karadakit e vendosi pikërisht aty Qendrën e saj Komanduese, duke e bërë atë vend simbolikisht zemrën e Karadakut në Kosovën çliruar!
Në atë shtëpi, të larë me sakrificë dhe të ngritur mbi idealin e lirisë, u përcollën vendime, urdhra dhe mesazhe që shënonin fillimin e një epoke të re për Gjilanin dhe Kosovën!

Vendosja e Selisë së Komandës së Zonës Operative të Karadakut në shtëpinë e Rexhep Malajt përbënte një lidhje të natyrshme mes dy brezave të luftës shqiptare, brezit të organizimit ilegal dhe sakrificës së viteve të errëta, dhe brezit të luftetarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që e kurorëzoi atë sakrificë, heroizëm me fitore kundër Serbisë pushtuese!

Në historinë e luftës sonë çlirimtare, kjo ngjarje mbetet një nga dëshmitë më domethënëse se UÇK-ja nuk e harroi kurrë rrugën nga kishte ardhur dhe as emrat e atyre që ishin në themelet e saj dhe e kishin ndriçuar atë rrugë me gjakun e tyre!
Heroi i Kombit, titani legjendar Rexhep Malaj jeton në historinë e kombit shqiptar!

Shtëpia e Tij mbetet një monument i gjallë i qëndresës, krenarisë dhe lirisë së popullit shqiptar!

Aty ku dikur, jetoi, veproi e qëndroi Heroi, në ditët e lirisë u vendos edhe Komanda e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Rexhep Malaj!

Lavdi gjakut të derdhur për liri të Heronjëve, Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 19 Qershor 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhabir Zharku, i njohur si “Qorri” i UÇK-së, ka qenë…