“Qorri” i UÇK-së rrëfen prodhimin e mjetit teknik për detonatorë në distancë: Bekim Shyti i përdori shkëlqyeshëm dhe shquhej nga të gjithë

19 qershor 2026 | 22:12

Xhabir Zharku, i njohur si “Qorri” i UÇK-së, ka qenë i ftuar në një emision të Demos, ku ka folur për zhvillime të padëgjuara më parë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare kundrejt forcave serbe.

Ndër të tjera Zharku ka folur për prodhimin e një mjeti teknik nga ai me shokët e tij për të ndezur detonatorët në një distancë 2-3 kilometra.

Ai ka thënë se ato i kanë sjellur nga Amerikë në Shqipëri, ku pastaj një ekip teknik ka bërë realizimin përfundimtar.

Pas këtij procesi ato mjete janë sjellur në Kosovë ku janë përdorur nga njerëzit më të aftë, ku njëri prej tyre sipas Zharkut që i përdori shkëlqyeshëm ishte Bekim Shyti.

Zharku ka thurur lavde për mënyrën se si Bekim Shyti i ka përdorur suksesshëm këto mjete në terren.

VIDEO KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok ka nënshkruar ndryshimin kushtetues që…