AAK-ja kërkon bashkëpunim të mirëfilltë nga kryeministri Hoti

25 korrik 2020 | 08:33

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se mosmarrëveshjen e parë që e kishte partia e saj me partnerin e koalicionit, LDK-në, e bëri publike dhe paralajmëroi se po pati të tjera nuk do të ngurojnë ta bëjnë prapë.

Por, ajo mendon se kryeministri Avdullah Hoti nuk do ta bëjë, sipas saj, gabimin që bëri koalicioni qeverisës paraardhës LV-LDK për mosrespektim të njëri-tjetrit.

Kadrijaj tha se AAK dhe të gjithë partnerët e koalicionit, e madje edhe opozita, duhet të kenë përfaqësuesit e tyre në tryezën e dialogut.

“Hoti e ka të qartë që duhet t’i trajtojë të barabartë partnerët e koalicionit. Ne i besojmë atij nëse i përfshinë të gjithë partnerët e koalicion sepse pa një proces të drejtë, transparent dhe llogaridhënës s’mund të vazhdohet më tutje”, ka thënë Kadrijaj në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Haradianj ka qenë kundërshtues i devijimit të dialogut edhe kur në koalicion kishte PDK-në. Në cilëndo situatë, qoftë pozitë apo opozitë, Haradinaj s’luan me fatin e Kosovës. Çarja ose ndarja e koalicionit mes LDK-së dhe LV-së ndodhi për shkak të moskomunikimit të drejtë. Edhe ne si AAK kërkojmë bashkëpunim të mirëfilltë dhe nuk e mendoj që Hoti do ta përsëritë gabimin që është bërë më herët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në emisionin DPT…