AAK-ja kërkon kompensimin e të plagosurve në demonstrata

13 gusht 2020 | 17:17

Deputetët e AAK-së sot kanë kërkuar kompensimin e të plagosurve në demonstratat para luftës.

Këtë nismë ligjore e kanë prezantuar deputetja Teuta Haxhiu dhe deputeti Bekë Berisha, në një konferencë për medie.

Ata kanë kërkuar që në Ligjin për statusin e të drejtave të dëshmorit, invalidëve veteranëve dhe stafit të UÇK-së, të përfshihen edhe ata që janë plagos gjatë demonstratave para luftës.

Haxhiu ka thënë se numri i këtyre personave që po kërkojnë trajtim të barabartë është 120.

“Jemi këtu qe të ju prezantojmë një nismë ligjore, që e kam marrë me përkrahje të plotë të grupit parlamentar dhe deputetëve të tjerë lidhur me plotësim ndryshimin e Ligjit për statusin e të drejtave të dëshmorit, invalidëve veteranëve dhe stafit të UÇK-së. Pra, kërkesa është e shoqatës së të plagosurve. Pra flasim për të plagosurit qe neve nuk na u kanë prezantuar në numër të madh jo më i madh se 120 dhe ata kërkojnë trajtim të barabartë që janë plagos gjatë demonstratave të ndryshme qe kanë ndodhë në vend ne kërkojmë një trajtim të barabartë të tyre”, ka thënë Haxhiu.

Kurse, deputeti Bekë Berisha ka thënë se ky ndryshim plotësim i ligjit është shumë i nevojshëm për njerëzit që kanë bërë rezistencë në periudha të ndryshme para lufte për lirinë e vendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se…