AAK-ja: Përpjekja e Serbisë për referendum kushtetues në Kosovë, sulm mbi integritetin kushtetues të shtetit

14 janar 2022 | 13:38

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes një reagimi ka theksuar se përpjekja e Serbisë për referendum kushtetues në Kosovë është sulm mbi integritetin kushtetues të shtetit.

“Pretendimi i Serbisë që të organizojë referendum kushtetues në territorin e Kosovës është sulm flagrant mbi sovranitetin dhe integritetin kushtetues të Kosovës. Prandaj inkurajojmë dhe jemi në mbështetje të të gjithë atyre që e kundërshtojnë me forcë organizimin e këtij referendumi. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe në territorin e saj nuk mund të organizohen kurrfarë referendumesh të shteteve të tjera, e as referendumi i Serbisë, i cili pastër është përpjekje për ushtrimin e sovranitetit nacional të Serbisë mbi Kosovën”, është thënë në reagimin e AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Qemail Elshani është futbollisti i radhës që largohet nga…