AAK-ja: Po shënojmë ngritje të votave në çdo cep të Kosovës

06 tetor 2019 | 18:08

Zyrtarë të koalicionit AAK-PSD në një konferencë për medie, kanë paraqitur të dhënat e tyre se ky koalicion po shënon rezultatin më të mirë në historinë e AAK-së në procesin zgjedhor.

Meliza Haradinaj nga AAK-ja ka thënë se lajmi i fundit është se kjo parti po shënon fitore dhe ngritje të votave në çdo cep të Kosovës.

Haradinaj po ashtu ka thënë se rrjedha e votimeve po shkon mirë, derisa ka ftuar qytetarët të cilët nuk kanë votuar ende, të dalin në zgjedhje.

Po ashtu ajo ka ftuar të gjithë gardianët e votave, të jenë të kujdesshëm dhe të parandalojnë çdo parregullsi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 12:00 në fshatin Noredimë të Ferizajt, është…