AAK-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë

16 janar 2021 | 20:47

Në zjedhjet parlamentare të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me një listë që përbëhet prej grupmoshave të ndryshme, duke respektuar kuotën gjinore, të rinj e të reja të cilët kanë arritur të mirëpërgatiten profesionalisht në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ndër ta janë doktorë shkence, specialistë të mjekësisë, profesorë universitarë, juristë e ekonomistë, politologë e sociologë, arkitektë e inxhinierë, e po ashtu përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe diaspora.

Listës i prinë kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, njëherit kandidat për president të Republikës së Kosovës.

Dy e treta e listës përbëhet nga kandidatë që për herë të parë sfidohen në garën zgjedhore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur aktivitet në…