Abazi: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses nëse vendos sipas Kushtetutës

22 maj 2020 | 00:06

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se ky subjekt do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit Hashim Thaçi. “Ne do ta pranojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse nuk do të del me deligjitimimin e qytetarëve të Kosovës. Është e qartë se kemi të bëjmë me mbrojtjen e kushtetutshmërisë. Situata, rrethanat që janë krijuar pas rrëzimit të Qeverisë kanë treguar se kemi mbrojtje të rendit demokratik kundërt inxhinieringut të Presidentit që u bë e qartë se tenton të jetë mbi Kushtetutën”, ka thënë Abazi, njofton” Klan Kosova”.

“Do të respektojmë institucionet e Kosovës që janë brenda kushtetutshmërisë dhe asaj që është brenda Kushtetutës. Kushtetua është akti më i lartë juridik që rregullon interesin e qytetarëve. Nëse vendimet janë në bazë të Kushtetutës ne do ta respektojmë atë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dhjetor të vitit 2019, koronavirusi dukej se ishte i…