Abazi për vizat: Edhe një vit burgim kolektiv për kosovarët

10 nëntor 2022 | 16:57

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, ka reaguar lidhur me çështjen e mosliberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në “Twitter”, Abazi ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm atëherë do të ishte edhe një vit në burg kolektiv.

“Nuk pranohet lidhja e regjimit pa viza për Kosovën me ETIAS i cili nuk është i zbatueshëm në vendet që tashmë prej shumë vitesh gëzojnë të drejtën për udhëtim pa viza. Edhe një vit diskriminim dhe burg kolektiv për qytetarët”, ka shkruar ai.

Në bazë të burimeve diplomatike të “REL”-it, të enjten është raportuar se vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi.

Sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi është kthyer prapa në kohë duke e kujtuar…