Abazi: Raporti dhe partneriteti strategjik me ShBA dhe BE është i rëndësisë ekzistenciale për Kosovën

24 shtator 2025 | 22:38

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, zyrtar i AAK-së, Haki Abazit, ka thënë se raporti dhe partneriteti strategjik me SHBA dhe BE është i rëndësisë ekzistenciale për Kosovën.

Sipas tij, çdo vonesë në rikthimin e këtij partnerieti në suaza të normales dhe veprimit të përbashkët, është realizim i objektivave të diplomacisë serbe.

“Dikur vota për LVV ishte votë e një shprese për zhvillim, sot vota për LVV është VetëVrasje politike, vrasje e demokracisë, hapje varri për sektorin privat dhe gropim i marrëdhënieve me partnerët strategjik të shqiptarëve në BE dhe SHBA”, ka shkruar ai në Facebook.

Abazi ka theksuar se në rrugëtimin e vështirë të lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, kjo është faza më e rrezikshmë dhe më pa krye në të cilën është futur fati i Republikës dhe kombit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Suharekë, ka vazhduar…