
Abazi: Raporti i Komisionit Hetimor për energji i pozitës sa për sy e faqe
22 mars
15:10
Në Kuvendin e Kosovës është miratuar raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Deputeti Haki Abazi, ka thënë se ky raport është vetëm sa për sy e faqe.
“Ky raport është vetëm sa për sy e faqe asnjë vlerë tjetër nuk e ka”, ka thënë Abazi.